Telegrafi

Aksident në Gjilan, lëndohet një biçiklist

Foto: Ilustrim

Një person (biçiklist) ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:30 në lagjen “Arbëria”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes një automjeto dhe biçiklistit.

“Ka ndodhë një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull  kosovar  dhe një çiklisti mashkull  kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/