Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:20, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me drejtues një mashkull dhe një femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit e automjetit si dhe një pasagjer. Të lënduarit pas ndihmës mjekësore janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/