Një person është aksidentuar nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Gjilanit.
Siç merr vesh Telegrafi personi i aksidentuar dyshohet se ka ndërruar jetë.
“Një veturë e ka shkel një person. Ngjarja ka ndodhur afër palestrës së sporteve ‘Bashkim Selishta – Petriti’, ku dyshohet për një person (në moshë) të vdekur”, ka thënë burimi në vend të ngjarjes për Telegrafin.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.
“Një aksident ka ndodhur. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt Hashani.
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/