Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur nga një traktor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:08 në rrugën “Bujar Roka”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesi ka goditure këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/