Site icon Telegrafi

Aksident në Gjakovë, lëndohet rëndë një çiklist

Një person është arrestuar pasi derisa kishte qenë duke e drejtuar, duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë çiklistin i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:15 në fshatin Rogovë, në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe në spitalin rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK  për tretman të mëtejmë mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë çiklistin – viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF Rogovë dhe Spitalin Rajonal në Gjakovë është dërguar në QKUK  për tretman të mëtejmë mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version