Një person përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:40 në rrugën “Shefki Shasivari”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raport. /Telegrafi/