Telegrafi

Aksident në Fushë Kosovës, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 06:40, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësorë në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Ku përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/