Telegrafi

Aksident në fshatin Tërstenik, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30 në fshatin Terstenik, ku ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/