Telegrafi

Katër persona të lënduar në një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës ,tre prej tyre prokurorë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një aksident në fshatin Qerim të Gjakovës, ku janë lënduar katër persona, ndërkaq Telegrafi mëson se në njërën veturë të aksidentuar ishin tre prokurorë të shtetit. 

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në përball-kalim rreth orës 08:00.

Gjurkaj bëri të ditur se personat e lënduar kanë marr tretman mjekësor, ndërsa Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po merret me rastin. /Telegrafi/