Telegrafi

Aksident në fshatin Makovc në Prishtinë, tre persona të lënduar

Të premten rreth orës 17:00 në fshatin Makovc në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Nga ky aksident mësohet se janë lënduar tre persona, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Nga fotot që ka siguruar Telegrafi shihet se përplasja e veturës ka qenë e madhe, me ç’rast vetura është dëmtuar krejtësisht.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po heton shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/