Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:08, në Ferizaj.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes një komionete dhe një veturë.
Ndërsa të lënduarit, siç raportohet janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamionete dhe një veture, ku si pasoj janë lënduar tre meshkuj dhe dy femra të gjithë kosovarë. Të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Ferizajt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/