Një aksident ka ndodhur në Drenas dje rreth orës 19:30.
Në raportin e policisë, thuhet se deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi mashkull kosovar me veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka ndërruar jetë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/