Telegrafi

Aksident në Drenas, lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasoj e një aksidenti në trafik në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:28 në fshatin Baicë, Drenas.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave si dhe tre pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar  për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit,  rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/