Pesë persona kanë marr lëndime trupore si pasoj e një aksidenti në trafik në Drenas.
Sipas raportit 24 orësh Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:28 në fshatin Baicë, Drenas.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.
“Lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave si dhe tre pasagjerë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/