Telegrafi

Aksident në Bullgari, lëndohet një shtetas i Maqedonisë (Video)

26-vjeçari M.B nga Vallandova është lënduar në aksidentin që ndodhi sot në mesnatë rreth orës 01:30, në autostradën E79 në afërsi të qytetit bullgari Kresna, njofton BGNES.

Në aksident është lënduar edhe një shtetas i Armenisë (46), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy personat janë lënduar pas goditjes së drejtpërdrejtë mes makinës “Audi” me targa të Armenisë dhe kamionit “Mercedes” me targa të Maqedonisë.

Ata me makinën e ndihmës së shpejtë janë dërguar në spital në Sandanski./Telegrafi/