Telegrafi

Vdes një person në një aksident trafiku në Bresje të Fushë Kosovës

Një person ka vdekur sot në mëngjes rreth orës 07:23 në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

“Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje).

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.

Tutje Kelani ka thënë se lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, ka thënë ndër të tjera Kelani. /Telegrafi/