Telegrafi

Aksident në Bresalc të Gjilanit, ka edhe të lënduar lehtë (Foto)

Në orët e pasdites së ditës së sotme (e enjte) ka ndodhur një aksident në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Siç edhe mund të shihet në disa fotografi të siguruara nga Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident ndërmjet dy veturave. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka theksuar për Telegrafin se nga aksidenti në fjalë, përveç dëmeve materiale, ka edhe persona të lënduar lehtë. “Mund të themi se nuk ka diçka serioze për tu shqetësuar”, ka shtuar Hashani. /Telegrafi/