Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e superstradës.
Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Mirëpo, është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.
Sipas gazetarit të ABC News, aktualisht ka ndërhyrë policia dhe po pastron territorin, pasi kamioni që mbeti i bllokuar ka qene i mbushur me inerte.
Ndërkohë, vetëm 30 sekonda më parë, policia dha urdhrin që të gjithë automjetet të lëvizin pa problem, si ato që vijnë nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe e anasjellta./abcnews.al