Telegrafi

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 3 të plagosur

Një aksident rrugor me 3 të plagosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Në aksident janë përfshirë mjeti i drejtuar nga shtetasi E. L., 26 vjeç dhe ai nga shtetasi H. N., i cili mbeti i plagosur nga përplasja.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërkohë që janë dërguar për të marrë ndihmë në spital dhe dy pasagjerët e mjeteve.

Report TV ka siguruar pamjet nga ngjarja ku shihet një automjet i përmbysur. /Telegrafi/