Telegrafi

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, ka të lënduar (Foto)

Në autostradën Shkup-Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një veturë e tipit Golf III është aksidentuar dhe si pasojë është rrokullisur në mes të rrugës.

Merret vesh se aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur ”Karpallëk”. Vetura ka qenë duke u lëvizur nga Shkupi për Tetovë.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me policinë e Tetovës të cilët kanë dhënë informacione se janë duke shqyrtuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/