Telegrafi

Katër të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Prizren-Suharekë

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy automjete, ndërkaq raportohet edhe për dëme materiale.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marr lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, tregon Hoxha për Telegrafin.

Hoxha ka bërë thirrje edhe për kujdes shkak i reshjeve të shiut.

“Referuar ndryshimeve atmosferike, reshjeve të vazhdueshme të shiut, rrugët bëhen të rrëshqitshme, prandaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrjes në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm që të ju përmbahen rregullave të trafikut, të iu përmbahen kufizimeve të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, sepse vetëm kujdesi dhe vigjilenca maksimale gjatë vozitjes mund të parandaloj aksidentet rrugore që shpesh po përfundojnë tragjikisht”, tha Hoxha. /Telegrafi/