Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes motoristi

Një person ka vdekur në një vetaksident pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas Policisë së Kosovës personi që ka vdekur ishte duke drejtuar një motor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha,  ka deklaruar se vdekja e drejtuesit të motorit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Me datë 13.10.2024 rreth orës 14:40, është pranuar informata se në autostradën “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor. Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, tha Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version