Telegrafi

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Foto: Arkiv

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Sllatinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai tregoi se në aksidentin i cili ndodhi rreth orës 14:00, përfshinë tri automjete.

“Tre persona kanë lëndime. Njësitet e trafikuat janë marrë me rastin”, tha ai.

Tutje, Hoxha bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin mjekësor./Telegrafi/