Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Hoxha tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura, derisa kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Me datë 11.04.2022 rreth orës 17:10, ne Autostradën ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë te përfshira dy automjete. Pesë (5) persona raportohen te jene lënduar”, ka njoftuar Hoxha./Telegrafi/