Site icon Telegrafi

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, lëndohet një person

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë këtë të premte gjatë orëve të mëngjesit.

Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.

Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch/

 

Exit mobile version