Në orët e pasdite, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një veture.
Si pasojë, ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime trupore, për çka edhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 15:00 në rrugën ‘Agim Ramadani’ ka ndodhur një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një veture. Ngasësi i motoçikletës ka marr lëndime të lehta trupore ku është dërguar në QKUK për trajtim”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/