Telegrafi

Aksident mes veturës së policisë dhe kamionit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një kamioni dhe një veture të Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci th se “Rreth orës 08:40, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Borovci. /Telegrafi/