Telegrafi

Aksident mes veturës e motoçikletës në Pejë, lëndohet një person

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Pejës, ku si pasojë nëj person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës”, mes një veture e një motoçiklete.

“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës” kemi marrë informacione se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. I lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me rastin”, tha Rugova. /Telegrafi/