Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës.
Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe për pasojë tre persona janë lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore të cilat po merren me rastin. /Telegrafi/