Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Vushtrri, lëndohen pesë persona

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 14:00, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Deberllukë të Vushtrrisë. Të përfshira kanë qenë tri vetura, ku si pasojë lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri”, tha Zahiti për Telegrafin.

Zahiti shtoi se nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos-mbajtja e distancës./Telegrafi/