Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, tre persona të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur mes tri veturave në rrugën ‘Ekrem Rexha’, në Prizren. Janë lënduar tre persona. Për momentin njësitet policore janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/

Exit mobile version