Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen disa persona

Foto: Ilustrim

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur sot në Prishtinë, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar disa persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës,  Arlinda Rexhepi konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Me datë 21.04.2020 rreth orës 16:00, në Zonën Industriale në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marr disa persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë”, pohoi ajo.

Rexhepi bëri të ditur se “lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit rasti inicohet në procedurë të rregullt”./Telegrafi/