Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:05 në Mitrovicë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe pasagjerja femër kosovare, ku pas tretmanit mjekësor dy janë liruar, ndërsa një vozitës është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga ana e policisë. /Telegrafi/