Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Mitrovicë, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:20, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të tri automjeteve, ndërkaq vetura e tretë ka iku nga vendi i ngjarjes.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar dhe i treti NN pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/