Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:20, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes tri veturave ndërsa i lënduari pas tretmanit mjekësor është liruar.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njeri nga drejtuesit e makinave. I njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/