Site icon Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Gjilan, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në fshatin Miresh të komunës së Gjilanit.

Policia ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre shoferët të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version