Telegrafi

Aksident mes tri veturave në Gjakovë, lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Tri femra dhe dy meshkuj kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik në mes tre veturave.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:45 në fshatin Skivjan, në Gjakovë.

Tutje thuhet se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ku njëra është ndalur për tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerat janë liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile. Si pasojë, janë lënduar tri femra dhe dy meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ku njëri është ndalur për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/