Telegrafi

Aksident mes tri veturash, lëndohen katër persona në Mitrovicë

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të tri veturave në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti ka ndodhur sot pasdite.

“Rreth orës 15:45, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, ka thënë ai./Telegrafi/