Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident mes tri automjeteve në Poklek të Ri të Drenasit, ku si pasojë katër persona kanë marr lëndime.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 7:00 në fshatin Poklek i ri -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Me rastin po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut. /Telegrafi/