Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mes trenit dhe një veture te “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se peronat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/