Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku mes tre veturave.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:30, në Vushtrri.
Tutje bëhet e ditur se personat e lënduar janë dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti po hetohet.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve. Si pasojë tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/