Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident janë të përfshirë tre vetura dhe janë shkaktuar dëme materiale.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.
Tutje Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/