Telegrafi

Aksident mes traktorit, kamionit dhe veturës, vdes një person

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë marrë lëndime trupore, ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovvës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:40, në Prizren.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes një të traktori, kamioni dhe veture, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një traktori, një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit, një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar.  Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa një i dyshuar është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/