Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën pas mesdite në Prishtinë, në afërsi të katedrales “Nëna Terezë”.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë.
Ndryshe Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/