Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën ‘Ahmet Haxhiu’ në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar se në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar motoçiklisti.
“Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/