Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Slivovë.
Siç merr vesh Telegrafi, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një mjet transportues-kamion dhe një veturë).
Ndërsa, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete ( një mjet transportues -kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Telegrafi/