Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00 në fshatin Terpezë, në Malishevë.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar të dy vozitësit dhe një pasagjer, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raport. /Telegrafi/