Telegrafi

Aksident mes një veture dhe kamioni në rrugën Gjakovë-Prizren, lëndohen tre persona

Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Prizren në fshatin Celinë të Rahoevcit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Telegrafin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren) rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin. /Telegrafi/