Site icon Telegrafi

Aksident mes një motoçiklete dhe një veture, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:20 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.

“Sot rreth orës 14:20 në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version