Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës mes një autobusi urban dhe një veture te posta në Prishtinë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes që ka siguruar Telegrafi, shihet autobusi urban dhe një veturë, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk janë të qasshëm. /Telegrafi/